Flash News

E-TJERA

33 milionë lekë me tendera/ SPAK mbyll hetimet, i komunikon akuzën ish-kryebashkiakut të Kavajës

33 milionë lekë me tendera/ SPAK mbyll hetimet, i komunikon

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe i ka komunikuar akuzën ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.

Roshi akuzohet për “shpërdorim detyre”, lidhur me dyshimet për abuzime me tendera gjatë mandatit të tij si kryebashkiak.

Hetimet filluan pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili gjeti parregullsi në tenderat për rikonstruksione dhe punë publike, duke shkaktuar dëm ekonomik rreth 33 milionë lekë.

Shkeljet u zbuluan pas një auditi të kryer në Bashkinë e Kavajës për periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Në listën e shkeljeve u renditën 12 tenderë, të zhvilluar për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, të disa rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative.

Të fundit