Flash News

E-TJERA

SPAK mbyll hetimet për Enkeleida Hoxhën, sot komunikohet akuza

SPAK mbyll hetimet për Enkeleida Hoxhën, sot komunikohet akuza
Enkeleida Hoxha

SPAK ka mbyllur hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha dhe 9 zyrtarët e tjerë të kësaj gjykate, të cilët akuzohen për korrupsion. Sot pritet që të pandehurve tu komunikohet akuza zyrtare dhe të kërkohet gjykimi i tyre në  Gjykatën e Posaçme. 

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK për veprën penale të korrupsionit në muajin shkurt, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të kësaj gjykate. Hoxha akuzohet se kishte marrë para për të liruar të dënuar për vrasje.

Hoxha ka liruar nga burg ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu, i dha lirinë Genc Tafili, i dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari; Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit denim, si dhe kishe liruar Hekuran Billën, i cili u vra në një atentat më 12 Qershor 2020 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Të fundit