Flash News

E-TJERA

SPAK mbyll hetimet për Fatos Tushen, dy akuzat që rëndojnë mbi të

SPAK mbyll hetimet për Fatos Tushen, dy akuzat që rëndojnë

SPAK ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe. Çështja e tij dhe zyrtarëve të tjerë të arrestuar do të kalojë në gjykatë.

Bëhet fjalë për zyrtarët Flamur Peqinin, Xhemal Haskon, Blerta Turukun, Ani Simonin, Andri Mushajn, Margarita Gjermenin, Bujar Muratin, Ibrahim Lamin, Xhemal Haskon dhe Gazment Çelën.

Tushe dhe zyrtarët e tjerë akuzohen për "shkelje të barazisë në tendera" dhe "shpërdorim detyre". Ish-kryebashkiaku kërkoi disa herë lirinë me argumentin se kishte probleme shëndetësore, por kërkesat e tij u rrëzuan.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se Tushe ka kryer favore në dhënien e tenderit prej 23 milionë lekësh kundrejt miqve të tij, pavarësisht se ishte fituar nga kompania “Euro ALB”.

Të fundit