Flash News

E-TJERA

SPAK mbyll hetimet për inceneratorit e Fierit me 21 të pandehur, mes tyre Bllako dhe Koka

SPAK mbyll hetimet për inceneratorit e Fierit me 21 të pandehur, mes

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Fierit, ndërsa u komunikuan akuzat për 21 të pandehurit, mes tyre ish-deputeti i PS, Alqi Ballko dhe ish-ministri Lefter Koka.

“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” dy herë, në lidhje me vlerën monetare të parregullt të përfituar në mënyrë të tërthortë në formën e pagesës së punësimit fiktiv të babait të tij, Edmon Bllako, në shumë 14.964.900 lekë, si dhe  përfitimin e parregullt të marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në formën e pagesave të udhëtimeve private të tij jashtë shtetit, të bëra nga aksioneri kryesoriI shoqërisë koncensionare “Integrated Technology Services””, thuhet në dosje.

Sipas hetimeve të SPAK, 4 milionë euro janë paguar për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. Pas mbylljes së hetimeve, priten qëndrimet e avokatëve dhe më pas GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim. 

Të fundit