Flash News

E-TJERA

SPAK mbyllet hetimet për dosjen “Dumani”, dërgohen për gjykim 19 të pandehur

SPAK mbyllet hetimet për dosjen “Dumani”, dërgohen

SPAK ka mbyllur hetimet për operacionin “Plumbi i Artë”, gjatë të cilit u arrestua Nuredin Duman.

Falë dëshmive të të penduarit të drejtësisë Dumani, u zbuluan 18 ngjarje të rënda kriminale.

Sipas raportimeve në media të pandehur për këtë çështje janë marrë 20 persona, të cilëve do t'u komunikohet akuza nga ana e SPAK, e më pas pritet që dosja të kalojë për gjykim në GJKKO.

Organi i akuzës u ka komunikuar akuzat personave te dyshuar. Ne kuadër të këtij operacioni u zbardhen 18 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura ndër vite.

“Dumani” është çështja më voluminoze në SPAK, pasi në të janë përfshirë dhjetëra procedime penale, ku flitet për vrasje, grabitje me armë, vendosje tritoli, vjedhje, drogë e deri tek dhunimet në familje.

Ndërsa së fundi SPAK mësohet se ka hequr dorë nga bashkëpunimi mes dy të penduarve Henrik Hoxhaj dhe Klevis Alla, pasi dëshmia e tyre është konsideruar si jo e sinqertë.

Të fundit