Flash News

E-TJERA

SPAK merr për 3 orë në pyetje ish-deputetin socialist Alqi Bllako

SPAK merr për 3 orë në pyetje ish-deputetin socialist Alqi Bllako

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i ndodhur në burg për aferën e inceneratorëve, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme edhe në lidhje me hetimet që po kryen për aferën “Eco Park” në Durrës.

Bllako është pyetur në cilësinë e drejtorit të AKUM. Sipas burimeve ai është marrë në pyetje për më shumë se 3 orë.

Në 2019 qeveria vendosi të mbyllë Landfillin e Porto-Romanos dhe të ndërtojë Eko Parkun. Kujtojme se Bllako ndërkohë ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Ai është akuzuar për korrupsion e vepra të tjera penale lidhur me inceneratorin e Tiranës, Elbasanit e Fierit.

Të fundit