Flash News

E-TJERA

SPAK mohon përgjimet ndaj anëtarëve të KLP-së: Deklarimet në media, spekulim i pastër

SPAK mohon përgjimet ndaj anëtarëve të KLP-së:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një reagim zyrtar pas disa raportimeve në media që pretendonin se disa anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) po ndiqeshin dhe përgjoheshin nga kjo strukturë.

Në deklaratën e saj, SPAK thekson se asnjë prej anëtarëve të KLP-së nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi. Prokuroria sqaron gjithashtu se nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që mund të ndikojë apo të intimidonte vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përfshirë proceset zgjedhore.

“Deklarimet e bëra në media janë spekulime të pasakta, të pambështetura në ligj dhe praktikë hetimore,” theksohet në reagim, duke shtuar se çdo informacion i pabazuar në fakte ka për qëllim të keqinformojë publikun dhe të dëmtojë imazhin e SPAK.

REAGIMI I SPAK:

Në përgjigje të disa kërkesave tuaja, ju bëjmë me dije se:

1.Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga Prokuroria e Posaçme.

2.SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi, të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore.

Deklarimet e bëra në media përbëjnë spekulim të pastër, të pambështetur në realitetin ligjor apo në praktikën hetimore të Prokurorisë së Posaçme.

Çdo deklaratë e pabazuar në fakte dhe e mbështetur në spekulime mbetet në kuadrin e retorikës së pakonfirmuar, në përpjekje për të keqinformuar publikun dhe për të dëmtuar Strukturën së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Të fundit