Flash News

E-TJERA

“SPAK në shërbim të Ramës?”, Abilekaj për kontratën e lobimit të PD-së: Lojë elektorale e urdhëruar nga kryeministri!

“SPAK në shërbim të Ramës?”, Abilekaj për

Analisti Enton Abilekaj ka reaguar ndaj hetimit që SPAK ka nisur për kontratën e lobimit në favor të Partisë Demokratike.

 Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se ndërhyrja e SPAK në këtë çështje është e pakuptueshme dhe ngre pikëpyetje serioze mbi motivet e vërteta të këtij veprimi.

Gazetari shton se kontratat e partive, sipas ligjit, hetohen vetëm kur ato depozitohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në këtë rast, kontrata në fjalë nuk është kontratë partie e depozituar në KQZ, çka e bën të pajustifikuar ndërhyrjen e SPAK.

"Çfarë shkeljeje do të hetohet? Ke dhe pse? Ligji e parashikon që heton kontratat e partive, pasi ato depozitohen në KQZ. Kjo nuk është kontratë partie dhe nuk është depozituar të paktën deri tani në KQZ," shkruan Abilekaj.

Abilekaj shprehet se e vetmja arsye për këtë verifikim nga SPAK mund të jetë një urdhër politik nga kryeministri Edi Rama, me qëllim përdorimin e çështjes në fushatën elektorale.

Postimi i plote

“SPAK në shërbim të Ramës?”, Abilekaj për

Të fundit