Flash News

E-TJERA

SPAK nën vëzhgim krimet elektorale: 12 prokurorë dalin në terren gjatë fushatës

SPAK nën vëzhgim krimet elektorale: 12 prokurorë dalin në

Janë zbardhur emrat e 12 prokurorëve të SPAK që do të shpërndahen në qarqet e vendit për të krijuar "Task-Forcën" për parandalimin e krimeve gjatë fushatës elektorale. Ky operacion do të nisë në shkurt 2025 dhe do të vazhdojë deri në maj 2025.

Në krye të Task-Forcës do të jetë kryeprokurori Altin Dumani, ndërsa për Tiranën do të punojnë zv/drejtuesi i SPAK, Adnand Xholi, dhe drejtuesi i seksionit të krimit të organizuar, Klodian Braho. Prokurorët që do të koordinojnë në qarqe janë:

Tiranë: Altin Dumani, Adnand Xholi, Klodian Braho
Gjirokastër: Arben Kraja
Elbasan: Ols Dado
Shkodër: Dritan Premçi
Kukës: Anita Jella
Berat: Behar Dibra
Durrës: Ervin Kondili
Fier: Doloreza Musabelliu, Sotir Kllapi
Dibër: Ervin Gokaj
Korçë: Vladimir Mara
Vlorë: Elida Kacckini, Bledar Maksuti, Manjola Kajana
Task-Forca do të zhvillojë takime me strukturat policore për të ngritur një punë operative për parandalimin e krimeve elektorale, me fokus të veçantë në blerjen e votës.

Të fundit