Flash News

E-TJERA

SPAK nuk nisi procedim ndaj Ramës, Ballës, Krajës e Millonait, Malltezi: I gatshëm të përballem me kallëzim të rreme!

 

SPAK nuk nisi procedim ndaj Ramës, Ballës, Krajës e Millonait,

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinw Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas vendimit të SPAK për mosfillimin e procedimit penal ndaj  kryeministrit Edi Rama, Taulant Ballës, dy prokurorëve të Posaçëm, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Malltezi thotë se është i gatshëm të përballet me kallëzim të rremë, nëse akuzat e ngritura ndaj Ramën, Ballës e prokurorëve të SPAK, nuk rezultojnë të vërteta. 

Statusi

Kallzim penal ndaj Edi Rames, Taulant Balles, Arben krajes dhe Enkeleda Millonai por mender #spak vendos mosfillim procedimi penal! Pse? Jam gati qe nese nuk jane te verteta te perballem per kallzim te rreme! Por e ka te vertetuar demin me vendim gjykate te formes se prere Edi Rama dhe te korruptuarit prokurore falsifikojne dokumente! A keni pare ndonje shkrim nga mediat e soros dhe sherbimit spiunazhit qe te raportojne per prokuroret e korruptuar? Apo nuk korruptohen se jane te perzgjedhur nga soros dhe sherbyes te edi rames?

 

Të fundit