Flash News

E-TJERA

SPAK operacion anti-drogë në disa qytete/ Lëshohen 42 urdhër arreste, 6 të shoqëruar në Vlorë

SPAK operacion anti-drogë në disa qytete/ Lëshohen 42 urdhër

Prokuroria e Posaçme ka nisur një operacion për arrestimin e një grupi kriminal. Operacioni ka nisur në mesnatë dhe po zhvillohet ë disa qytetem konkretisht në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Deri më tani janë shoqëruar gjashtë persona në Vlorë. Ndërkohë gjithësej, SPAK ka prerë 42 urdhër-arresti.

Operacioni është kundër lëndëve narkotike dhe ka në fokus trafikun e drogës drejt Italisë. Nga informacionet e para që janë bërë publike për mediat, ky hetim është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e shtetit fqinjë.

Ndërkohë që në vijim pritet të dalin detaje të reja, pasi aksioni i policisë nuk ka përfunduar.

 

Të fundit