Flash News

E-TJERA

SPAK operacion antidrogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, lëshohen 15 masa sigurie

SPAK operacion antidrogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës,

Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë të premte nga Prokuroria e Posaçme në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.

Bëhet me dije se janë lëshuar 15 masa sigurie të firmosuara nga GJKKO, për dyshime për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.

Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin e Sky Ecc dhe 4 prej tyre iu është komunikuar masa e sigurisë në burg, ku ndodhen për një dosje tjetër.

Gjatë aksionit, janë arrestuar 3 prej personave për të cilët u lëshua masë sigurie, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim.

Operacioni ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ku janë ushtruar edhe kontrolle banesash. Detaje të tjera priten në vijim. 

Të fundit