All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

SPAK operacion antikorrupsion, 8 zyrtarë në pranga, mes tyre ish drejtoresha e Ministrisë së Brendshme

SPAK operacion antikorrupsion, 8 zyrtarë në pranga, mes tyre ish
Tetë zyrtarë kanë rënë në pranga dhe një në “arrest shtëpie”, pasi akuzohen për abuzime me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.
All - Paragraf - 1

Në sajë të këtij operacioni nga SPAK janë arrestuar tetë persona, mes tyre edhe ish-drejtoresha e Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme.

SPAK njofton se më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.

All - Paragraf - 3

Gjatë hetimit, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe  anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Kështu, pas kërkesës së bërë nga SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personale “arrest me burg” për Edlira Naqellarin, e dyshuar për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim.

-“Arrest me burg” për Flutura Çerkezin, anëtare e Njësisë së Prokurimit

-“Arrest në shtëpi” për Anisa Bogdanin, anëtare e Njësisë së Prokurimit

-“Arrest me burg” për Ani Omurin, anëtar i Njësisë së Prokurimit

-“Arrest me burg” për Kleviz Hasanin, anëtar i Njësisë së Prokurimit

-“Arrest me burg” për Kreshnik Bejkaj, anëtar I Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

-“Arrest me burg” për Fatmir Femneri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

-“Arrest me burg” për Mariglen Buxalin, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

-“Arrest me burg” për Gëzim Mingaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

 

SPAK operacion antikorrupsion, 8 zyrtarë në pranga, mes tyre ish
SPAK operacion antikorrupsion, 8 zyrtarë në pranga, mes tyre ish

Tenderi për uniformat e Policisë u zhvillua në kohën kur ministër ishte Sandër Lleshaj. Ky tender u pa si i dyshimtë për disa arsye, ku një prej tyre ishte se në kundërshtim me ligjin e prokurorimeve, afati i garës u shkurtua nga 52 në 24 ditë.

Të fundit