Flash News

E-TJERA

SPAK operacion masiv anti-korrupsion, arrestohet edhe kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe

SPAK operacion masiv anti-korrupsion, arrestohet edhe kryebashkiaku i

SPAK ka ndërmarrë një operacion masiv antikorrupsion në qytetin e Lushnjës, duke vënë në pranga 11 persona.

Mësohet se policia dhe FNSH kanë zbarkuar në zyrat e Ndërrmarjes së Pasurive Publike të ketij qyteti dhe kanë vënë në pranga disa zyrtarë. Mes të arrestuarve mësohet se është edhe kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe. 

Ky operacion vjen pas një hetimi disa mujor. Personat e arrestuar janë vartës të Tushes dhe biznesmenë që dyshohen se kanë abuzuar me fonde publike.

Përveç Tushes, në pranga janë vënë shtetasit: Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela.

Flamur Peqini, i cili ka qenë kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit në Lushnjë, dyshohet si kreu i grupit.

Vazhdon bastisja e zyrave të bashkisë, mes tyre drejtoria e urbanisitikës, pasi aty dyshohet se ka materiale që do të provojnë akuzën e SPAK, atë të përfshirjës në korrupsion pasiv të zyrtarëve publikë. FNSH e RENEA po kryejnë kontrolle edhe në Kadastrën e Lushnjës.

Fatos Tushe drejton Bashkinë e Lushnjës prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2020-ës, pasi në zyrë iu hodh një granatë dore nga ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi.

Të fundit