Flash News

E-TJERA

SPAK paraqet prova të reja ndaj Alqi Bllakos

SPAK paraqet prova të reja ndaj Alqi Bllakos

SPAK ka depozituar në GJKKO kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos, pasi ky i fundit dorëzoi mandatin.

Po ashtu, SPAK ka paraqitur prova të reja në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-deputetin Bllako.

Sipas prokurorëve, Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton drejt Italisë në prill 2019 dhe janë kthyer sërish bashkë një ditë më pas në Shqipëri.

SPAK thotë se kjo provë përforcon dyshimet e përfshirjes së Bllakos në aferën e inceneratorit të Fierit, shkruan Euronews Albania.

Bllako, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit, ka favorizuar “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, kundrejt marrjes së një shume prej 14,964,900 lekë.

Këto para i janë paguar në mënyrë të tërthortë përmes punësimit të babait të tij gjatë fazës së punimeve për ndërtimin e iceneratorit me një pagë rreth 6 mijë euro në muaj.

Për këtë arsye me vendim gjykate është vendosur në sekuestro një apartament në Tiranë në pronësi të babait të Bllakos, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro.

Gjithashtu, Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.

Të fundit