Flash News

E-TJERA

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, mblidhet sot Këshilli i

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet sot në orën 16:00, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Mbledhja e thirrur do të mbahet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) dorëzoi në Kuvend kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Financave dhe ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. Kërkesa është firmosur në 7 korrik, ditën e premte.

Ahmetaj, nën hetim për aferën e inceneratorëve, akuzohet për “Mosdeklarim apo fshehje të pasurive”, “Korrupsion pasiv” si dhe “Pastrim parash”.

Të fundit