Flash News

E-TJERA

SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon që Tahiri të dënohet për trafik droge

SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon që Tahiri

Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahirit të dënohet edhe për trafik drogë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

"Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar", thotë SPAK

Apeli i GJKKO e dënon Tahirin me 3 vite e katër muaj burg. Sipas GJKKO është provuar lidhja e Tahirit me Moisi dhe Artan Habilajn dhe se Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar shtetin.

Tahiri u akuzua fillimisht për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove.

Gjykata e Posaçme riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces. Përballja e Tahirit me drejtësinë nisi në nëntor 2017, kur ai u dyshua si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës.

Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, rrëzoi akuzat për trafik droge e grup kriminal dhe e fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës”. Apeli i Posaçëm e vlerësoi si të gabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

 

 

Të fundit