Flash News

E-TJERA

SPAK sekuestron 22 pasuri të Habilajve me vlerë mbi 824 milionë lekë

SPAK sekuestron 22 pasuri të Habilajve me vlerë mbi 824 milionë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar pasuritë e dy vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj si dhe të familjarëve të tij.

Bëhet fjalë për 22 pasuri të sekuestruara që kapin vlerën 82 440 285 lekë të reja, (mbi 824 milionë lekë të vjetra). Pasuritë e sekuestruara janë apartamente, garazhe, ndërtesa, tokë truall dhe automjete.

Vëllezërit Florian dhe Moisi Habilaj vazhdojnë ende të jenë në kërkim, pasi akuzohen për grupin kriminal të tradikut të lëndëve narkotike dhe armësh luftarake që operonte mes Shqipërisë e Siçilisë.

Në këtë çështje u implikua edhe ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri që është kushëri me Habilajt, por ndryshe nga ta Tahiri llogaritë e hapura i ka vetëm me drejtësinë shqiptare. Si bazë e vëllezërve Habilaj, Moisi, Artan dhe Florian ishte pikërisht fshati Babicë në Vlorë, ku u kap një sasi e madhe droge prej 3.9 ton kanabis në vitin 2017.

Prej majit të vitit të kaluar Moisi Habilaj ishte në arrest shtëpie, por në dhjetor 2020 Apeli i Katanias konfirmoi dënimin e Shkallës së Parë me 15 vite e 5 muaj dhe 5 ditë burg. Por, kur shkuan për ta arrestuar Moisi Habilaj ishte arrestuar.

SPAK sekuestron 22 pasuri të Habilajve me vlerë mbi 824 milionëSPAK sekuestron 22 pasuri të Habilajve me vlerë mbi 824 milionë

Të fundit