Flash News

E-TJERA

SPAK sekuestron 6 dosje të bujshme në Elbasan, pritet të shkojnë në pranga “koka të mëdha”

SPAK sekuestron 6 dosje të bujshme në Elbasan, pritet të

SPAK sekuestron gjashtë dosje të lejeve të ndërtimit të viteve 2020-2022 nga Prokuroria e Elbasanit.

Burime për Abc bëjnë të ditur se ka dyshime të forta për abuzime masive dhe shkelje të Komisioneve të Ndërtimit, duke shpërdoruar detyrën nga shumë zyrtarë por jo vetëm.

Mendohet se kjo ka lidhje me dorëheqjen e pak ditëve më parë nga Drejtoresha e Urbanistikës në Elbasan, por ende nuk dihen arsyet e kësaj dorëheqje.

Më herët Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, ka kryer disa hetime ku edhe u kërkua arrestimi i tre punonjësve të zyrës së Urbanistikës në këtë bashki. Ndërkohë gjatë muajve të fundit , ndërtimet pa leje në bashkinë e Elbasanit kanë çuar në pranga më shumë se dhjetë punonjës të kësaj bashkie.

Të fundit