Flash News

E-TJERA

SPAK sekuestron një apartament në Qerret, i përket ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje

SPAK sekuestron një apartament në Qerret, i përket

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një apartament në Qerret të Kavajës, në pronësi të shtetasit Kosovar Shemsi Bahtiri, ish-anëtar i lëvizjes Vetëvevendosja në Kosovë.

Kujtojmë se Bahriti u arrestua nën dyshimet për trafik droge, pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC, që iu vunë në dispozicion nga autoritetet franceze.

SPAK u vu në lëvizje mbi bazën e një kërkese për ndihmë të ndërsjelle juridike nga prokuroria Speciale e Kosovës, e cila po e heton Bahtirin për përfshirje në aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës.
Shemsi Bahtiri, pas arrestimit u përjashtua nga Partia Vetëvendosja e Albin Kurtit. 

Të fundit