Flash News

E-TJERA

SPAK sekuestron pasuritë me vlerë miliona euro të dy trafikantëve të arrestuar në Spanjë, 14 prona të paluajtshme

SPAK sekuestron pasuritë me vlerë miliona euro të dy

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e dy të dënuarëve për drogë. Ata janë Arjan Ndoci njohur dhe si Ardjan Ndoka dhe Julian Deblini njohur edhe si Julian Gjoka.

Ndoci dhe Deblini janë arrestuar në Spanjë duke trafikuar 788 kg lëndë narkotike të llojit “kokainë’’. Ata kanë kryer aktivitet kriminal nga i cili janë gjeneruar shuma të mëdha të ardhurash.

Kështu bën me dije SPAK, ndërsa shton se në Shqipëri u janë sekuestruar mbi 5 milionë euro dhe 14 pasuri të paluajtshme.

Pasuri të paluajtshme të ndodhura në Tiranë:

• 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;
• 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2;
• 4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2;

Pasuri të luajtshme:

• 3 automjete;
• 4. 645.700 lek në llogari bankare;
• 7. 435 euro në llogari bankare.

Të fundit