Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shpërthim i fuqishëm në një banesë në “Don Bosko”, reagon policia
“Miku i familjes” ab*zonte me 12-vjeçaren prej 4 vitesh, shpallet në kërkim
EMRI/ Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Korçë
Interpol mega-operacion në 116 shtete, arrestohen 2500 persona, mes tyre e shqiptarë
SPAK 'shënjestron' një tjetër drejtoreshë të bashkisë së Tiranës, Erinda Finos së parkimeve i sekuestrohet telefoni
Një tjetër drejtoreshë renda bashkisë së Tiranës ka rënë rrjetën e Prokurorisë së Posaçme SPAK, në dyshime për shpërdorim detyre.
Sipas “Ora News” Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll dhe me një mandat të lëshuar nga Gjykata e Posaçme i ka sekuestruar telefonin Drejtoreshës së Përgjithshme të institucionit “Tirana Parking”.
Më herët ajo ka mbajtur edhe detyrën e Drejtueses së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.
Sipas burimeve të hapura të informacionit, Erinda Fino ka qenë e denoncuar sa i takon tenderave të dhëna në mënyrë të dyshimtë.
Lidhur me sekuestrimin e aparatit celular nuk dihet zyrtarisht nëse SPAK ka nisur një tjetër hetim, apo është në vazhdën e hetimeve që po kryhen për dosjen e abuzimeve përmes kompanisë tashmë famëkeqe “5D Konstruksion”, ku në burg vijojnë të jenë dy ish-drejtorët dhe pronarët e kësaj kompanie Redi Molla dhe Mariglen Qato.