Flash News

E-TJERA

SPAK shpëton Irena Gjokën, Kalaja: Vendim antiligjor, një shuplakë për drejtësinë

SPAK shpëton Irena Gjokën, Kalaja: Vendim antiligjor, një

Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar ashpër ndaj vendimit të SPAK për të pushuar çështjen ndaj Irena Gjokës, duke e cilësuar atë si të paprecedentë dhe tregues të degradimit të sistemit të drejtësisë.

E ftuar në emisionin “Task Force” në Syri TV, Kalaja u shpreh se nuk është njoftuar zyrtarisht për vendimin e prokurorit, ndonëse, sipas saj, ligji parashikon që kallëzuesi duhet të informohet dhe të jetë pjesë e procesit.

Kalaja ngriti shqetësimin për konflikt interesi në shqyrtimin e kërkesës së SPAK, duke argumentuar se ajo mund të shqyrtohet nga gjyqtarë të së njëjtës gjykatë ku ushtron detyrën edhe subjekti i hetimit.

Ajo paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen në të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë edhe institucionet ndërkombëtare.

“Në fakt, unë sapo lexova dhe njoftimin, se më erdhi nga disa drejtime duke e ditur që unë jam marrë shumë me këtë çështje. Ndërkohë që unë përpara disa javëve i kam dërguar një kërkesë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, sepse nuk mundet të hetohet një pozicion kaq i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, një pozicion që ka rrezikshmëri shumë të lartë në manipulimin, prishjen, helmimin e provave, por sidomos në intimidimin e dëshmitarëve, pa u pezulluar kjo gjyqtare dhe ne vijmë sot në këtë vendim, jo vetëm antiligjor dhe antikushtetues, por është shuplaka më e madhe që ka rrëzuar jo vetëm të tërë atë reformën në drejtësi.

Prokurori i çështjes është Bledar Maksuti, një nga njerëzit ose krahu i djathtë i Altin Dumanit. SPAK-u i kërkon gjykatës. Te kush gjykatë do të shkojë kjo kërkesë? A do të shkojë te gjykata e Irena Gjokës? A Domethënë, unë përpara gjykatës do ta bëj patjetër, por unë dua t'i bëj me dije publikut që çështjen do ta gjykojë një kolege e Irenës me disa mbiemra. Dhe unë nuk kam pritshmëri që kjo kolegia, patjetër që unë nuk do ta lë çështjen as në gjykatën e posaçme të shkallës së parë, as në apel dhe do ta vazhdoj deri në gjykatën e Strasburgut”, deklaroi Kalaja.

 

Të fundit