Flash News

E-TJERA

SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn

SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn

Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me tre muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhte në arrati prej muajit korrik të vitit 2023.

Organi i akuzës i komunikoi avokatit të Ahmetajt shtyrjen e hetimeve deri në muajin mars të vitit 2025.

Marsi është afati i fundit i Prokurorisë së Posaçme për të kaluar dosjen në GJKKO, ku më pas do jetë gjykata ajo që do vendosë për kalimin ose jo të fashikujve për hetim.

Po i njëjti vendim është marrë edhe për familjarët e tij, bashkëjetuesen dhe ish bashkëshorten e ish ministrit të financave.

Ahmetaj aakuzohet për kryerjen e tre veprave penale për “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

Të fundit