Flash News

E-TJERA

"SPAK varet nga Uashingtoni", Burimi: Veliaj u arrestua pas humbjes së Biden

"SPAK varet nga Uashingtoni", Burimi: Veliaj u arrestua pas humbjes

Analisti Genc Burimi komentoi arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një intervistë në News 24, Burimi tha se SPAK varet nga Uashingtoni, ndaj kryebashkiaku i Tiranës u arrestua pas humbjes së Joe Biden. 

“Veliajn e arrestuan pas humbjes së Biden. Një organ i pavarur nuk ka pse të ketë lidhje me zhvillimet politike në Amerikë. SPAK është prodhim i një pjese të Amerikës. SPAK varet nga Uashingtoni, dje ishte me Biden dhe sot me Trump. Në lidhje me deklaratën e Berishës për shkrirje të SPAK, mund t’ia ndryshojë emrin, asgjë nuk do kishte”, tha Burimi.

 

 

Të fundit