Flash News

E-TJERA

SPAK zbardh operacionin në Dibër/ 100 mijë lekë për t’u punësuar si mësues, dy në pranga

SPAK zbardh operacionin në Dibër/ 100 mijë lekë për

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar një ditë më parë në zyrat e Arsimit në Dibër.

Sipas SPAK-ut, nga rezultatet e operacionit të kryer është konstatuar se shtetasi  H.Sh. ka kërkuar të fillojë punë si mësues pranë Zyrës Arsimore Dibër. Për këtë ka kontaktuar shtetasi F.F, punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër, i cili i ka kërkuar para kundrejt pozicionit të punës.

Gjatë dorëzimit të shumës monetare prej 100 mijë lekësh, është bërë ndërhyrja e forcave të policisë duke arrestuar në flagrancë dy personat e përfshirë në skemë.

Njoftimi i plotë: 

Në kuadër të procedimit penal Nr.176/2021 të SPAK, nga veprimet ka rezultate që shtetasi H.Sh. ka dashur të fillojë punë si mësues pranë Zyrës Arsimore Dibër.

Për këtë qëllim, ai ka kontaktuar me shtetasin F.F, punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Ky i fundit i ka premtuar, kundrejt shpërblimit, që t’i sigurojë ndikim tek drejtuesit e Zyrës Arsimore Dibër, në mënyrë që H. Sh. të punësohet si mësues pranë kësaj zyre.  Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 Lekësh nga shtetasi H.Sh., kundrejt shtetasit F.F., kanë ndërhyrë sakaq punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre si dhe duke bllokuar provat materiale.
Shtetasi H.Sh. dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, shtetasi F.F dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

 

Të fundit