Flash News

E-TJERA

SPAK ‘zbarkon’ në Jug, kontrolle në 2 vilat e Ergys Agasit në Palasë

SPAK ‘zbarkon’ në Jug, kontrolle në 2 vilat e Ergys Agasit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një operacion kontrolli në një kompleks luksoz në Palasë, ku në fokus të hetimeve është Ergys Agasi.

Sipas burimeve paraprake, kontrollet janë kryer me vendim të Gjykatës së Posaçme në tre banesa, dy prej të cilave rezultojnë në pronësi të Agasit. Banesa e tretë mbetet ende e paidentifikuar sa i përket pronësisë.

Gjatë aksionit, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë sekuestruar materiale dhe pajisje nga vilat, të cilat pritet të analizohen si pjesë e provave në kuadër të hetimit.

Ergys Agasi është nën hetim nga SPAK së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj dhe persona të tjerë, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që manipulonte tenderët publikë. Burimet bëjnë me dije se kontrollet lidhen pikërisht me këtë dosje hetimore.

Të fundit