Flash News

E-TJERA

SPAK zgjat me një muaj hetimet për Enkeleida Hoxhën dhe me gjashtë për mjekun Edvin Prifti

SPAK zgjat me një muaj hetimet për Enkeleida Hoxhën dhe me

SPAK ka vendosur të zgjasë me një muaj hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxhën. Afatet do të zgjaten edhe pandehurit e tjerë, Aldo Tabakun, Isuf Tanuzin, Manuela Mallkuçi, Gazmir Nezaj etj.

"Zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve nën hetim Enkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani dhe Altin Skënderak, për një periudhë një mujore, nga data 05.08.2021 deri në datë 05.09.2021”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu ka vendosur të zgjasë me 6 muaj hetimet për mjekun Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrupsion. Enkeleda Hoxha dhe ish-zyrtarët e tjerë u arrestuan në shkurt të këtij viti.

Ajo akuzohet për lirimin e personave me dënime të rënda, si: Endrit Dokle, duke i hequr dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari, Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim, si dhe të Hekuran Billës, i cili është ekzektuar me armë zjarri.

Të fundit