Flash News

E-TJERA

Spalletti e konfirmon para ndeshjes me Pafos: Edon Zhegrova më në fund titullar te Juventusi

Spalletti e konfirmon para ndeshjes me Pafos: Edon Zhegrova më në fund

Pritjes i ka ardhur fundi. Edon Zhegrova do të zbresë për herë të parë si titullar me fanellën e Juventusit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Pafos, e cila do të luhet të mërkurën mbrëma.

Kosovari ka dhënë sinjale shumë pozitive në minutat e pakta që i janë besuar deri tani, duke sjellë ritëm dhe fantazi sa herë është aktivizuar, megjithëse roli i tij ka qenë kryesisht si zëvendësues.

Trajneri Luciano Spalletti, në konferencën zyrtare para ndeshjes, konfirmoi se Zhegrova do të jetë pjesë e formacionit startues:

"Zhegrova do të luajë nga minuta e parë kundër Pafos. Ai ka stërvitur shumë mirë," tha Spalletti.
Deri tani, Zhegrova numëron tetë paraqitje për Juventusin, por me një total prej më pak se 100 minutash në fushë, pa statistika në gola apo asistime. Megjithatë, paraqitjet e tij të shpejta dhe dinamike kanë krijuar pritshmëri që ai të shfaqë potencialin e plotë sapo të marrë më shumë hapësirë.

Përballja me Pafos shihet si mundësi ideale që Zhegrova të tregojë cilësitë e tij, në një sfidë të rëndësishme ku Juventusi kërkon të imponojë lojën dhe të sigurojë pikët maksimale.

Të fundit