Flash News

E-TJERA

Spanja çon Gjermaninë në shtëpi, kualifikohet në gjysmëfinalen e Euro 2024

Spanja çon Gjermaninë në shtëpi, kualifikohet në

Spanjës ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Gjermanisë pas 30 minutave shtesë duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Euro 2024.

Ne pjesen e dytë, Spanja arriti ta gjejë golin e kualifikimit , pasi ishte Dani Olmo ai i cili realizoi për 1-0 në minutën e 53-të pas asistimit të Lamine Yamal duke bërë që tifozët spanjollë të shpërthejnë në festë. 

Teksa dukej që Spanja do të merrte fitoren e cila do i kualifikojë tutje, Gjermania arriti të shënojë në minutën e 89-të përmes Florian Ëirtz për të barazuar rezultatin në 1-1.

Në shtesa, Spanja arriti të gjejë golin i cili i siguroi atyre kualifikimin në gjysmëfinale të Euro 2024 me Mikel Merino në minutën e 120-të.

Në gjysmëfinale Spanja do të përballet me fituesin e ndeshjes Portugali-Francë e cila do të luhet sonte.

Të fundit