Flash News

E-TJERA

Spanja heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria, çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Spanja heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria,

Spanja është shteti i radhës i cili ka hequr kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria. Ky vendim vjen pas rekomandimit të Këshillit të BE-së një javë ku e futi Shqipërinë te "lista e gjelbër". Lajmin e ka njoftuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

MEPJ njofton se çdo kush që do të udhëtojë drejt Spanjës i duhet dokumenti i udhëtimit, test negativ ose të jetë i vaksinuar me dozat kundër Covid-19.

Përjashtohen nga kërkesa për test fëmijët nën moshën 6 vjeç, ndërsa fëmijët mbi këtë moshë që shoqërohen nga prindërit e vaksinuar duhet të kenë testin negativ COVID-19.

Vaksinat që njihen nga autoritet spanjolle jane: Pfizer BioNTech; Moderna; Astrazeneca; Janssen/Johnson & Johnson; Sinopharm.

Njoftimi i plotë:

Lehtësohen levizjet e shtetasve shqiptar që udhëtojnë drejt Spanjës.

Shtetasit shqiptarë duhet të jenë të pajisur me:

???? dokumentacionin e vlefshëm të udhëtimit;

???? testin negativ covid 19 (PCR ose test i shpejtë) të bërë brenda 72 orëve të fundit; ose

???? certifikatë vaksinimi të plotë, që konfirmon vaksinimin të paktën 14 ditë para udhëtimit;

???? regjistrimi para udhëtimit në portalin https://www.spth.gob.es/ 48 orë dhe marrjes së kodit përkatës QR, 48 orë para udhëtimit;

❗️❗️Përjashtohen nga kërkesa për test fëmijët nën moshën 6 vjeç. Fëmijët mbi moshën 6 vjeç që shoqërohen nga prindërit e vaksinuar duhet të kenë testin negativ COVID-19.

❗️❗️Vaksinat që njihen nga autoritet spanjolle jane: Pfizer BioNTech; Moderna; Astrazeneca; Janssen/Johnson & Johnson; Sinopharm;

Të fundit