E-TJERA

Spanja u kualifikua, por nuk heshti dot tifozat kuq e zi. Çfarë shkruan mediat botërore për Shqipërinë?

Spanja u kualifikua, por nuk heshti dot tifozat kuq e zi. Çfarë

Shqipëria mbylli aventurën e saj në Euro 2024, pas humbi 0-1 me Spanjën. Kuqezinjtë nuk arritën dot të sigurojnë pikët për të kaluar në fazën e 16 më të mirave, por nuk u renditën dot as në vendin e tretë.

Mediat botërore kanë vlerësuar kombëtaren shqiptarë për rezistencën, këmbënguljen dhe luftën me të cilin u përpoqën të mposhtin atë që u quajt “grupi i vdekjes”.

BBC shkruan se kjo ishte hera e dytë që Shqipëria shfaqet në Kampionatin Evropian, tetë vjet pasi nuk arriti të dilte nga faza e grupeve.

Pvarësisht humbjes, media britanike vlerëson tifozerinë shqiptare kur thotë se kuqezinjtë “fituan shumë admirues me shfaqje guximtare.”

BBC i referohet rekordit të thyer nga Nedim Bajrami, i cili vetëm 23 sekonda pasi kishte nisur sfida me Italinë, shënuan golin më të shpejtë në historinë e Euros.

“Shqipëria luftoi fort kundër Spanjës dhe me zëvendësuesin e Brojës, duke shkaktuar probleme, shtyu për një gol që do t'i bënte të ishin të tretat në grup dhe do të mbante të gjalla shpresat shumë të pakta për t'u kualifikuar”, shkruan BBC.

“The Telegraph” vijon duke thënë se “Shqipëria kishte nevojë për një fitore dhe është dukur si pretendente e gjallë në momentet e saj më të mira në Gjermani.”

“Sfida e tyre më e madhe kundër Shqipërisë ishte heshtja e një turme të shfrenuar. Ata fishkëllenin çdo magji spanjolle të zotërimit të topit në fillim. Shqipëria e nisi turneun e saj me golin më të shpejtë ndonjëherë në Kampionatin Evropian”, shkruan “The Telegraph”.

“Bein Sports” i referohet kombëtares shqiptare duke thënë “Shqipëria mund të ketë ndjerë një mundësi për të krijuar histori dhe mijëra tifozë të saj -- të veshur kuq e zi -- krijuan një atmosferë të ethshme në terren”.

Të fundit