Flash News

E-TJERA

Spanjë, kapet gomonia me sasi të madhe kok*ine, 7 shqiptarë të arrestuar

Spanjë, kapet gomonia me sasi të madhe kok*ine, 7 shqiptarë

Garda Civile Spanjolle dhe Policia Kombëtare kanë realizuar një operacion të përbashkët këtë mëngjes në zonën Rego do Alcalde, në San Miguel de Deiro, ku arrestuan 7 persona të gjithë shqiptarë dhe sekuestruan një sasi të konsiderueshme kokaine.

Sasia e drogës është ende e pa peshuar, ndërsa gjithashtu është sekuestruar një gomone me tre motorrë, me fuqi totale prej 450 HP.

Sipas hetimeve, të arrestuarit janë pjesë e një grupi shqiptar, të lidhur me një ngarkesë të madhe kokaine, që ishte sekuestruar në vitin 2023 nga një anije peshkimi, e cila ishte kapur pranë ishujve Cíes, me 7500 kilogramë kokainë.

Burime zyrtare kanë konfirmuar se gjatë operacionit u sekuestrua gjithashtu një sasi e madhe kokaine e shpërndarë në pako, si dhe materiale që lidhen me trafikun e drogës.

Zbulimi i gomones në të njëjtën zonë ku u bllokua një tjetër gomone më herët gjatë Krishtlindjeve, ka forcuar dyshimet për një lidhje të drejtpërdrejtë me një anije tjetër që është e përfshirë në transportin e drogës në det të hapur.

Të fundit