Flash News

E-TJERA

Spanjë/ Pacientët që kanë kaluar Covid-19 duhet të presin gjashtë muaj për të marrë vaksinën

Spanjë/ Pacientët që kanë kaluar Covid-19 duhet të

Ministria e spanjolle e Shëndetësisë tha të mërkurën se personat nën 55-vjeç pa komplikime të mëdha shëndetësore të cilët janw tw infektuar me Covid-19, do të duhet të presin gjashtë muaj nga diagnoza e tyre, para se të marrin një vaksinë.

 Duke justifikuar vendimin, ministria tha në një dokument që përcakton strategjinë kombëtare të vaksinave që rastet e ri-infektimit brenda gjashtë muajve janë "të jashtëzakonshme". Deri më tani, të vetmit njerëz nën 55 vjeç që vaksinohen janë profesionistë të kujdesit shëndetësor.

Njerëzit më të vjetër se 55 vjeç ose ata me rreziqe shëndetësore që i bëjnë ata më të prekshëm ndaj ri-infektimit do të përjashtohen nga vonesa, tha ministria. Masa do të zbatohet për tre vaksinat që shpërndahen aktualisht në Spanjë dhe është e përkohshme në pritje të ndonjë studimi të mëtejshëm.

Të fundit