Flash News

E-TJERA

Spartak Braho: Balluku është pjesë e oligarkisë politike të Ramës

Spartak Braho: Balluku është pjesë e oligarkisë politike

Ish-deputeti Spartak Braho deklaroi se ministrja Belinda Balluku është pjesë e oligarkisë së qeverisë Rama.

Në një intervistë për News 24, Braho tha se aksi rrugor Kardhiq-Delvinë është në kuadër të aferave korruptive. Sa i përket, Ramës, Braho tha se është me megaloman që kërkon t’i ngjajë njerëzve të mëdhenj.

“Ka filluar qëkur ka qenë ministër Olldashi. Është në kuadër të aferave korruptive ku është përfshirë ministria e Ekonomisë. Balluku është pjesë e oligarkisë politike të Ramës, me atë zgjidh ato që do ai, për të krijuar atë që quhet “era e Ramës”. Ai është megalloman, i ka hipur në kokë që ti ngjajë njerëzve të mëdhenj. Po të ketë ushtri, fillon edhe luftën në Ballkan. Por nuk ka ushtri, s’ka as këllqe. Del atje dhe dënon gazetarët kot. Çpunë ka ai me gazetarët. Sido që të jetë, gazetari ka të drejtë”, tha Braho.

Të fundit