Flash News

E-TJERA

Spartak Koka: Kam fotot e kufomës, 25 vjeçari me hematoma në fytyrë

Spartak Koka: Kam fotot e kufomës, 25 vjeçari me hematoma në

Gazetari Spartak Koka tha se disponon disa foto të trupit të pajetë të 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua me armë zjarri nga një efektiv policie një ditë më parë.

Koka tha në “Opinion”, se viktima kishte dhjetë të qepura në pjesën e kokës si dhe dëmtime në pjesën e ballit dhe të hundës.

“Ka dhjetë të qepura në kokë, hematoma në pjesën e ballit, hematoma në fytyrë dhe në pjesën e hundës, por që nuk dihen se nga janë shkaktuar. Familjarët kanë parë foton dhe kufomën dhe thonë, që sipas tyre është armë zjarri”, u shpreh Spartak Koka.

Ndërkohë sipas gazetarit kjo e komplikon situatën, në një kohë kur Prokuroria ka deklaruar se në trupin e të riut është qëlluar vetëm 1 plumb, ndërkohë që sipas të dhënave nga SHÇBA u tha se nga arma e policit është qëlluar 2 herë.

“Prokuroria thotë se ka vetëm një goditje me armë zjarri në shpatull. Ndërkohë sipas të dhënave nga SHÇBA nga arma e policit ëshë qëlluar 2 herë”, tha Koka.

Të fundit