Flash News

E-TJERA

Spartak Koka tregon elementin që do i japë përgjigje vrasjes së Klodian Rashës

Spartak Koka tregon elementin që do i japë përgjigje vrasjes

Gazetari Spartak Koka, i cili nxori videon e vrasjes së Klodian Rashës, komentoi ngjarjen duke u ndaluar te informacionet e policisë. Sipas tij, policia kishte një nxitim të pajustifikuar për të dhënë informacione për ngjarjen.

“Nuk ka ndodhur që policia të sjellë një komunikatë që në orën 3 të natës.  Komunikata e dytë ishte e mëngjesit në 8, që është gjetur një pistoletë pranë vendit të ngjarjes. Pistoleta është gjetur në krahun tjetër të rrugës, në një rrugicë dytësore që nuk ka lidhje me ngjarjen,” tha Koka.

Ky i fundit tha në "Syri Tv" se ka patur njerëz brenda strukturave të Policisë, të cilët kanë tentuar të manipulojnë ngjarjen.

“Në rast se provohet se pistoleta është vendosur nga policia, kjo është një vrasje për së dyti,” tha Koka.

I pyetur se cili do jetë elementi që zbardh ngjarjen, ai tha: “Zbulimi se kush ka vendosur pistoletën do i japë përgjigje të gjithë kazusit për të justifikuar vrasjen”.

Të fundit