Flash News

E-TJERA

Spartak Ngjela: 40 ditë para zgjedhjeve SPAK do të arrestojë krerët e korrupsionit

Spartak Ngjela: 40 ditë para zgjedhjeve SPAK do të arrestojë

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Kosovë, duke bërë krahasimin dhe me situatën politike në Shqipëri, para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Sipas tij, zgjedhjet në Kosovë nuk u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje, por nga Gjykata e Hagës me arrestimin e disa prej ish-krerëve të UÇK-së, që ishin aktorë të rëndësishëm në politikën kosovare, si Thaçi dhe Veseli.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se e njëta gjë do të ndodhë dhe në vendin tonë, ku sipas tij politika amerikane do të arrestojë krerët e korrupsionit 40 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Postimi i plotë:

Se ju mendoni që zgjedhjet i fitoi Vet-Vendosja në Kosovë!.

Jo, aspak.

Lojën e fitoi Prokuroria dhe Gjykata Speciale e ngritur në Hagë, që arrestoi katër krerët e korrupsionit dhe krimit të organizuar: Hashim Thaçin e kompani.

Po këtu në Shqipëri?

Këtu te ne e ka në dorë SPAK. A do t'i arrestojë ky edhe këtu krerët e korrupsionit dhe krimit të organizuar?

Për faktin që luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe në Shqipëri,  njëlloj si në Kosovë, politika amerikane po e drejton prej katër vjetësh, sigurisht që kjo pritet të ndodhë edhe në Shqipëri, dyzet ditë para zgjedhjeve, njëlloj si në Kosovë.

Kjo është arsyeja logjike e kësaj kohe.

Të fundit