Flash News

E-TJERA

Spartak Ngjela pjesë e listës së Gjuzit dhe Jenisherit? Deputeti: Zgjerohet koalicioni opozitar

Spartak Ngjela pjesë e listës së Gjuzit dhe Jenisherit? Deputeti:

Deputetët Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri, të cilët do të garojnë në një listë të përpabshkët në zgjedhjet e 25 prillit na kanë surprizuar sot me dekkarat e publikuara në rrjetet sociale.

Ata, së bashku me aleatin tjetër Zef Shtjefni, kanë zhvilluar sot një takim me avokatin Spartak Ngjela, siç duket nga fotot e publikuara në rrjetet sociale dhe të dy shkruajnë se ai është bërë pjesë e koalicionit të tyre.

"Kualicioni yne rritet me Z.Spartak Ngjela e Z. Gezim Braçori" shkruan Selami Jenisheri krahas fotos, ndërsa kreu i Konservatorëve, Kujtim Gjuzi në postimin e tij shkruan: "Zgjerohet Koalicioni i vertete Opozitar. "Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni - ORA e Shpreses dhe Konservatoret" Sot filloi bashkebisedimi me Av. Spartak NGJELA Kryetar i Partise LIGJ dhe DREJTESI Prof: Dr. Gezim BOCARI Nga Shoqata e Pronareve te Shpronesuar."

Ende nuk është e konfirmuar nëse Ngjela do të bëhet pjesë e listave të koalicionit të Gjuzit për zgjedhjet e 25 Prillit, apo kanë bërë thjesht një takim bashkëbisedues.

Deputeti Kujtim Gjujzi më 25 prill do të garojë në një koalicion të përbashkët së bashku me kolegët e tij, Selami Jenisheri, Zef Shtjefni dhe Kostaq Papën nën emrin “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.

Spartak Ngjela pjesë e listës së Gjuzit dhe Jenisherit? Deputeti:

Spartak Ngjela pjesë e listës së Gjuzit dhe Jenisherit? Deputeti:

Të fundit