Flash News

E-TJERA

Spartak Ngjela "zgjohet" pas 12 vitesh, zbulon se Shqipëria po shpopullohet dhe fajin e ka Rama

Spartak Ngjela "zgjohet" pas 12 vitesh, zbulon se Shqipëria po

Në një qëndrim krejt të pazakontë nga linja e tij e deritanishme, avokati Spartak Ngjela ka goditur ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për politika që, sipas tij, po çojnë drejt “shpopullimit të Shqipërisë”.

Ngjela ka shënjestruar Ramën, qartazi pas një gjumi letargjik disavjeçar, duke e cilësuar “kryeministrin më antishqiptar që ka kaluar në Shqipëri”.

“Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama në bashkëpunim me kundërshtarët shekullorë të Shqipërisë ka vendosur të shpopullojë Shqipërinë. Eshtë kryeministri më antishqiptar që ka kaluar në Shqipëri. Rama po dëbon shqiptarët dhe po sjell ekstraevropianë, sepse këtë po i kërkojnë ata që e paguajnë nga vendet më antishqiptare të Evropës. Turpi madh! Duhet diskredituar ky kryeministër...”, shkruan Ngjela në një status në Facebook.

Që Rama po dëbon shqiptarët prej 12 vitesh, ky është një fakt që i madh dhe i vogël e di, madje që është trumbetuar edhe nga mediat ndërkombëtare. Por, ndoshta pas 12 vitesh, edhe avokati e ka kuptuar se ora e Romës nuk rreh gjithmonë në Surrel.

Të fundit