Flash News

E-TJERA

Spektakël në ‘El Clasico’/ Alaba dhe Vazquez bëjnë mrekulli, Real Madrid mposht Barçën

Spektakël në ‘El Clasico’/ Alaba dhe Vazquez

‘Camp Nou’ ka qenë një hajmali për Realin e Madridit. ‘Los blancos’ mposhtën me rezultatin 2-1 Barcelonën e Koeman.

Në përballjen e dy gjigandëve spanjollë, Real Madridi gjeti hapësirën t’i japë një mësim të mirë Barçës. As Ronaldo, as Messi dhe as Sergio Ramos nuk ishin protagonistë të sfidës.

Realit i mjaftoi vetëm Alaba dhe Vazquez, për të rrëzuar nga froni katalanasit. Fillimisht ishin katalanasit që rrezikuan me Sergino Dest, por pa rezultat.

Në minutën e 32’ vjen një kundërsulm i shpejtë nga Alaba që shërbehet nga Modriç, lëshon një të majtë brenda zonës duke thyer portën e Ter Stegen.

Në minutën e 73, Reali mund të dyfishonte me Valverde me gjuajtjen e tij që shkon jashtë kuadratit. Aguero shënon në sekondat e fundit, por për shkak të përfundimit të kohës, ndeshja mbyllet 2-1.

 

Të fundit