Flash News

E-TJERA

Spektakli i Brojës në Premier League, sa kushton kartoni i sulmuesit

Spektakli i Brojës në Premier League, sa kushton kartoni i sulmuesit

Debutimi i suksesshëm i Armando Brojës, edhe pse ka pak vite në futbollin profesionist, i ka rritur me 200% vlerën e kartonit.

Vlera e sulmuesit ka shkuar në 9 milionë euro. Performanca e tij me klubin, Sauthempton, i ka dhënë më shumë sukses Brojës, i cili pritet të rrisë akoma më shumë shkallët e karrierës.

Sipas portalit të njohur “Transfermarkt”, që nga vlerësimi i fundit që i është bërë Brojës në 19 maj të këtë viti, vlera e 20-vjeçarit është rritur me 6 milionë euro. 4 gola e këtij sezoni në Premier Ligë, kanë bërë që Broja të shihet si një nga talentet më të mirë, duke rritur kështu edhe vlerën e tij në merkato.

 

Të fundit