Flash News

E-TJERA

Spiropali kopjon Kamala Harris? Ministrja si kurrë më parë, “leksion” të rinjve si të kërcejnë (VIDEO)

Spiropali kopjon Kamala Harris? Ministrja si kurrë më parë,

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka shfaqur këtë të martë një talent të saj të fshehur që nuk ja kishim parë më parë.

Përmes një video të postuar në rrjetin social Instagram, Spiropali na ka treguar se di të kërcejë dhe madje shumë mirë. Ministrja ndodhet në një sallë me të rinj që mësojnë të kërcejnë dhe nuk heziton t’u demonstrojë atyre disa lëvizje në një kërcim latin.

Spiropali duket se ndodhet në një palestër kërcimi në Kamëz, pasi prapa saj ndodhet dhe kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elisa Spiropali (@elisa.spiropali)

Spiropali di gjithmonë sesi të tërheqë vëmendje, por duket se në këtë video ka kopjuar zëvendëspresidenten e ShBA-së, Kamala Harris, e cila pak kohë më parë është shfaqur po në të njëjtën mënyrë, duke demonstruar disa lëvizje kërcimi para një grupi të rinjsh.

Ditari politik

Të fundit