Flash News

E-TJERA

Spitali i Fierit/ Qeveria dërgon në Kuvend aktin normativ për shpronësimin e pronarëve

Spitali i Fierit/ Qeveria dërgon në Kuvend aktin normativ për

Qeveria ka depozituar në Kuvend aktin normativ për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për shpronësimin dhe negocimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit.

Në aktin normativ thuhet se Agjencia Shtetërore për Shpronësimin është autorizuar që të negociojë dhe bëjë marrëveshje me pronarët, teksa marrëveshja përcakton të drejtën e përdorimit menjëherë të tokës para përfundimit të procedurës së shpronësimit.

Gjithashtu, sqarohet se çdo pronar do të shpronësohet në përputhje me çmimin e përcaktuar në legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, një ditë më parë mjetet e rënda kanë shkuar në tokën ku do të ndërtohet Spitali i Fierit, një investim ky prej 60-70 milionë eurosh nga Turqia.

Spitali i Fierit/ Qeveria dërgon në Kuvend aktin normativ për

Të fundit