Flash News

E-TJERA

Spitali i Lushnjës reagon për vdekjen tragjike të 6-vjeçarit: Fëmija mbërriti në gjendje shumë të rëndë

Spitali i Lushnjës reagon për vdekjen tragjike të

Spitali i Lushnjës ka dhënë një deklaratë zyrtare në lidhje me vdekjen e 6-vjeçarit Aleksandër Rustani, i cili prej disa ditësh po trajtohej për një virozë. Sipas spitalit, i mituri mbërriti në urgjencë në gjendje shumë të rëndë, me saturime oksigjeni në nivelin 70%, dhe u diagnostikua me bronkopneumoni bilaterale difuze dhe insuficiencë respiratore akute.

Deklarata thekson se mjekët i ofruan ndihmë të menjëhershme dhe, pas konsultave, vendosën që fëmija të transportohej me urgjencë drejt QSUT-së. Në orën 17:00, ai u nis me ambulancë të pajisur me oksigjen, por gjatë rrugës gjendja e tij u përkeqësua, duke shfaqur të vjella dhe humbje të ndjenjave.

Mjeku pediatër që e shoqëronte bëri përpjekje të shumta për ta reanimuar, duke kryer masazh kardiak. Ambulanca u kthye në urgjencën e spitalit, ku u vazhdua reanimimi, por për shkak të gjendjes së rënduar, fëmija ndërroi jetë në orën 17:20.

Spitali deklaron se pritja për nisjen u zgjat për shkak të kërkesës së familjarëve që fëmija të mos udhëtonte pa praninë e gjyshit.

Rasti ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet, ndërsa familja kërkon drejtësi dhe sqarime të mëtejshme për trajtimin e të miturit.

Të fundit