Flash News

E-TJERA

‘Spiunët’ rusë në Gramsh, sot mblidhen në Pragë ministrat e Jashtëm të BE-së

‘Spiunët’ rusë në Gramsh, sot mblidhen në

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të rakohen sot në Pragë për të diskutuar rastin e ‘spiunëve’ rusë në Gramsh.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero-Hernandez, tha në një intervistë për DË se paralajmërimet e BE-së për rreziqet ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë, pas luftës ruse në Ukrainë, janë reale.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 20 gushtit, ku dy rusë dhe një ukrainas tentuan të hyjnë në Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh.

Ishte fillimisht Mikhail Zorin shtetasi rus i cili u kap duke fotografuar pjesën e jashtme të uzinës. Në momentin që ushtarët të cilët ruanin objektin janë afruar ta ndalonin, rusi ika sulmuar me spray djegës në fytyrë, duke i lënë të plagosur.

Vetë rusët dhe ukrainasi kanë mohuar akuzat për spiunazh duke u shprehur se janë turistë të cilët kanë pasion fotografinë. Në faqet e tyre në rrjete sociale, rusët dhe ukrainasi janë shfaqur si blogerë ndërsa shihen foto të uzinave dhe godinave të vjetra industriale, përveçse në Shqipëri, edhe në vende të tjera të botës.

Gjykata vendosi për Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov masën e sigurisë “Arrest me burg”. Dëshmitë e tyre nuk janë bërë publike pasi sipas prokurorisë përbëjnë sekret hetimor.

Të fundit