Flash News

E-TJERA

Spiunia ruse refuzon ekstradimin: Kam kërkuar azil në Shqipëri

Spiunia ruse refuzon ekstradimin: Kam kërkuar azil në Shqipëri

Prokuroria e Elbasanit kërkoi për Svetlana Timofeva-n që të mos ekstradohet në Rusi, pas kërkesës së saj për azil në Shqipëri duke pretenduar se në Rusi i rrezikohet jeta.

Kërkesa e vendit tim duhet refuzuar. Kam bërë kërkesë si azil-kërkuese në Shqipëri dhe kjo kërkese e imja po shqyrtohet. Dua te qëndroj në Shqipëri dhe të mos më dërgoni në Rusi“- ka thënë ajo para Gjykatës në Elbasan.

Prokuroria arsyeton se shkaqet e mësipërme e bëjnë të besojë në mosrespektimin e të drejtave të saj në Rusi.

Gjykata e Elbasanit do të japë vendimin më 13 prill ora 9:00.

Pritet që beteja ligjore në Shqipëri të vijojë pasi 33-vjeçarja nuk pranon ekstradimin në vendin e saj i cili e akuzon për marrje në mënyrë të jashtëligjshme të informacioneve që përbëjnë sekret shtetëror.

Timofeva, e cila u arrestua në Shqipëri në gusht të vitit 2022 bashkë me rusin Mikhail Zorin dhe ukrahinasi Fiodor Mihailoviç teksa kaluan perimetrin e sigurisë së uzinës së armëve në Gramsh.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

 

 

Të fundit