Flash News

Ditari i Opozitës

"Sqaro popullin për të kaluarën tënde si hetues i UÇK!", Basha i kthehet Ramës: Po të shkuleshe nga Instagrami, do ta shihje sa rëndë është gjendja

"Sqaro popullin për të kaluarën tënde si hetues i
Foto Ilustruese/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama pas thirrjes që ky i fundit i bëri për të sqaruar popullin për të kaluarën e tij si hetues i UÇK!”

Përmes një replike në rrjetet sociale, Basha vijon akuzat për keqmenaxhimin e pandemisë, duke shtuar se: “ndërsa Shqipëria është në kulmin e infektimit ndërsa Rama është mbërthyer pas Instagramit”.

“Rama vazhdon cicërimat në vend që të bëjë detyrën. Shqipëria është në kulmin e infektimit ndërsa Rama është mbërthyer pas Instagramit. Po të shkulej nga Instagrami, do ta shihte sa e rëndë është gjendja. Të sëmurët, familjet dhe mjekët i ka braktisur pa asnjë ndiihmë. Rama shkatërroi ekonominë dhe tani po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Edhe sa shqiptarë duhet të humbin jetën për fajin e tij?”, shkruan Basha.

Të fundit