Flash News

E-TJERA

“S’ta fal gjakun e djalit”, nëna e Santiago Malkos shpërthen ndaj Leonard Dukës në GJKKO

“S’ta fal gjakun e djalit”, nëna e Santiago Malkos

Është zhvilluar në GJKKO seanca ndaj Leonard Dukës, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga për vrasjen e e ish-policit Santiago Malko.

Në GJKKO, Duka ka mohuar të ketë qenë përdorues i platformës SKY EÇ dhe as që të ketë pasur kontakte me persona të tjerë që kanë qenë përdorues të saj.

Në seancë nëna e Santiago Malkos i është drejtuar Dukës duke i thënë: “S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Më fute djalin në dhe”.

Seanca është shtyrë ndërsa është përsëritur fletëthirrja për babain e Leonard Dukës, Muhamet Duka i cili mungoi në seancë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Dëshmia:

Avokatja: A keni pasur SKYEÇ?

Duka: Jo.

Avokatja: Keni pasur kontakte me persona që kanë pasur SKY

Duka: Jo, s’kam pasur asnjë kontakt.

Pyetet lidhur me një foto të gjetur në SKY

Duka: Nuk jam unë.

Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar, keni pasur kontakte?

Duka: Po, e kam takuar

Dibra: Po komunikime të tjera?

Duka: Jo

Dibra: Po babai juaj ka pasur ndonjë problem, e keni ndarë me njeri?

Duka: Babai im s’ka pasur asnjë problem.

Të fundit