Flash News

E-TJERA

Stakohet automati, këto zona në Tiranë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike

Stakohet automati, këto zona në Tiranë do të kenë
Foto ilustruese

Disa zona në kryeqytet do të kenë ndërprere të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të OSHEE, ndërprerja e energjisë elektrike vjen për shkak të remontit të parashikuar në NST “Uzina Dinamo”.

OSHEE bëri me dije se gjatë orës 09:00-13:00 këto zona të Tiranës nuk do të kenë energji: Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, rruga "Jordan Misja" , ish-Uzina Dinamo, Rruga "Siri Kodra", zona pas spitalit të Traumës, ish-parku i autobusave, rruga "Don Bosko", rruga "Vangjel Noti", Babrru, zona e Kodrës së Kuqe dhe Bathore.

Të fundit